Tuesday, April 28, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Kleofina dhe Pavard po bëhen prindër për herë të parë

Kleofina dhe Benjamin Pavard, një nga çiftet më të përfolur dhe më të dashur, po bëhen gati të zgjerojnë familjen e tyre. Pas një dasme madhështore që kurorëzoi dashurinë e tyre dhe mori vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare e shqiptare pak kohë më parë, dyshja duket se po kalon në një tjetër nivel.

Futbollisti i njohur francez, i cili me plot meritë ka fituar titullin “dhëndër Kosove”, na ka bërë të gjithëve për vete.

Ai është mishëruar mrekullisht me traditat tona shqiptare, duke kërcyer vallet tona e duke treguar një respekt maksimal për origjinën e bashkëshortes. Tani, burime të Prive By Liberta Spahiu bëjnë të ditur se modelja e njohur Kleofina Pnishi është në një pritje të ëmbël.

Ky lajm fantastik vjen si një qershi mbi tortë për çiftin super të suksesshëm, të cilët kanë treguar gjithmonë një kimi të jashtëzakonshme dhe një dashuri të pastër në çdo dalje publike. Lajmi i pritjes së një fëmije vetëm sa i shton dritë kësaj historie të bukur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles