Sot është një ditë e shënuar për besimtarët katolikë në vendin tonë dhe mbarë botën, pasi kremtohen Pashkët.
Me mijëra besimtarë u mblodhën në Katedralen e “Shën Palit”, për të festuar simbolikën e ngjalljes së Krishtit. Ndërsa po ashtu, mesha u mbajtën në mesnatë edhe në kishat e tjera katolike në vend.
Po ashtu mëngjesin e sotëm, sërish do të mbahet një meshë ku ndiqen ritet tradicionale, si thyerja e vezëve të kuqe dhe shkëmbimi i urimeve festive.
Kjo festë vjen pas periudhës 40-ditore të Kreshmës, ku gjatë së cilës besimtarët kanë ndjekur traditën e sakrificës dhe përmbajtjes, duke kufizuar ushqimin dhe duke u përkushtuar më shumë ndaj besimit.





