Thursday, October 22, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Asnjë VIP nuk është në terren me ne!” Stresi bën thirrje për protestë dhe për bojkotimin e klubeve të natës të shtunën

Reperi Stresi ka reaguar së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u ka bërë thirrje qytetarëve të bojkotojnë klubet e natës këtë të shtunë, në mbështetje të protestës kombëtare të paralajmëruar.

Përmes një videoje të publikuar në Instastory, ku shfaqet turma e protestuesve në rrugë, reperi ka shprehur pakënaqësinë e tij për mungesën e mbështetjes nga artistët e njohur të estradës.

“Grekë janë, s’janë shqiptarë! Ndaj të shtunën, meqë jemi pushim, të gjithë bojkotoni klubet e natës. Asnjë nga VIP-at që këndojnë nuk janë në terren me ne, kështu që të shtunën të gjithë bashkë”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, të shtunën më 24 tetor, pritet të zhvillohet një tjetër protestë studentore para godinës së Kryeministrisë. Përmes një thirrjeje publike të shpërndarë në rrjetet sociale, qytetarët ftohen të mblidhen në shesh në orën 11:00.

“Asnjë VIP nuk është në terren me ne!” Stresi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles