Thursday, October 22, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Flokëarta Geraldina feston 6-vjetorin, mami Elia e uron me fjalët më të ëmbla

Geraldina, vajza e Elia Zaharías dhe Princ Leka Zogut, feston sot 6-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, mami Elia i ka kushtuar së bijës një urim emocionues, plot dashuri, bekime dhe fjalë që prekin zemrën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Elia e përshkruan Geraldinën si dritën e syve të saj, vogëlushen që i ka mbushur jetën me lumturi dhe që çdo ditë e bën të ndihet e bekuar.

“Plot 6 vite lumturi, të mbushur me zërin më të ëmbël, me shikimin më të ngrohtë, me zemrën e saj të bardhë! Me strukjen e saj në përqafimin tim, çdo ditë bëhet një mrekulli, një bekim i pashoq për të cilin falënderoj Zotin ditë e natë!”, shkruan Elia në urimin e saj.

Më tej, ajo i uron së bijës që çdo çast i jetës të jetë një festë, që sytë e saj të njohin vetëm lot gëzimi, ëndrrat t’i realizohen si në përralla dhe njerëzit e zemrës t’i qëndrojnë pranë në çdo hap të jetës.

Elia shpreh gjithashtu mirënjohjen për mënyrën se si Geraldina ka sjellë dritë e dashuri në jetën e saj dhe në familjen e tyre, duke e quajtur një bekim të vërtetë.

“Mami të uron shëndet, jetë të gjatë e fat të bardhë! Vogëlushja ime, e paç shpirtin kurdoherë të mbushur me dritën e Zotit, e paç kurdoherë bekimet e Tij! Mami të ka jetë!”, janë fjalët e ndjera me të cilat Elia përmbyll urimin për të bijën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles