Laurent Krasniqi humbi jetën më 2 shtator, në një aksident tragjik që tronditi familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta la pas dhimbje të madhe, veçanërisht për partneren e tij, Lauretën.
Pas disa javësh heshtjeje, Laureta ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, duke ndarë dy fotografi bardhezi krah Laurentit, të shoqëruara me një mesazh prekës.
“Shpirti jem i mirë, më ke lon me zemër të copëtuar. Kom me të dashtë pafundësisht deri ne frymën time të fundit. Fluturo lart, shpirti i bardhë”, ka shkruar ajo.





