Tuesday, April 28, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Rike Roçi thumbon Meritonin? Rrjetet ziejnë për një prishje miqësie, por e vërteta duket ndryshe

Një postim i bërë një ditë më parë nga Rike Roçi ka ngritur dyshime të shumta në rrjet, ku shumë ndjekës e kanë interpretuar si një thumb të drejtpërdrejtë ndaj Meriton Mjekiqit. Menjëherë pas publikimit, nisën aludimet se mes tyre mund të ketë një krisje në raport.

Komentet dhe reagimet nuk munguan, duke bërë që situata të marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku fansat nisën të analizojnë çdo detaj të marrëdhënies së tyre.

Megjithatë, një vëzhgim më i kujdesshëm në profilet e tyre tregon një tjetër panoramë. Të dy vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një detaj që sot konsiderohet mjaft domethënës për raportet mes personazheve publikë.

Kjo ka bërë që shumë të besojnë se, pavarësisht postimit që u interpretua si thumb, marrëdhënia mes Rikes dhe Meritoni nuk është prishur dhe se gjithçka mes tyre vijon të jetë në rregull.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles