Vetëm një ditë para ndeshjes së shumëpritur Serbi-Shqipëri, policia serbe ka shoqëruar gazetarin dhe komentatorin sportiv shqiptar, Dritan Shakohoxha, një veprim që ka shkaktuar shqetësim për sigurinë dhe lirinë e medias.
Ky shoqërim vjen në një periudhë me tensione të larta mes dy vendeve, sidomos duke pasur parasysh ngjarjet e ndeshjes së vitit 2014, ku Shakohoxha ishte pjesë e komentit nga Beogradi.
Raportohet se policia serbe kishte përgatitur lista me emra gazetarësh, komentatorësh dhe personalitetesh, të cilëve mund t’ua ndalonte hyrjen në stadium.
Gazetari u shoqërua dhe iu nënshtrua kontrolleve të imtësishme menjëherë pas mbërritjes së tij në Serbi.





