Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur mbrëmjen, ku ka ndërruar jetë komediani i njohur dhe ish-banori i BBVK, Laurent Krasniqi.
Ngjarja ka ndodhur pak më herët në fshatin Llukar, ndërsa viktima, sipas informacioneve të para, ishte duke udhëtuar me motor.
Lajmin për vdekjen e Laurent Krasniqit e ka konfirmuar Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).
Ndërkohë, në momentin e aksidentit me të ka qenë edhe e dashura e tij, e cila ka pësuar lëndime të rënda dhe aktualisht ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Rrethanat e sakta të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura. Pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me mënyrën se si ka ndodhur aksidenti dhe gjendjen e të lënduarës.




