Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ka zbuluar pa dashje lidhjen e saj të dashurisë. Gjatë një loje me pyetje të shpejta për t’i vënë nota djemve në varësi të situatave, ajo la të kuptohet se është e dashuruar.
Teksa Luiz Ejlli i thotë në një moment se “ai është një 10, por të nis ‘mirëmëngjesi princeshë’ në 2 të drekës?”, Ronela përgjigjet:
“Me 2 të drekës sime i bie 8 e darkës atje”.
Në Australi nuk është, është në Kanada ose SHBA”,ndërhyri menjëherë Luizi.
Pjesë nga loja:
Luizi: Ai është një 10, të kërkon fjalëkalimin e Instagram?
Ronela: Në rregull, edhe t’i do më japësh fjalëkalimin.
Luizi: Ai është një 8, sa herë poston foto seksi thotë ‘shumë bukur zemër’, i rritet numri?
Ronela: I rritet
Luizi: Sa i shkon?
Ronela: Sa të duash. Një burrë që është krenar me atë që ka, tregon se ka besim.
Luizi: Ai është një 10, por kur ziheni të heq nga Instagram, të bën bllok në WhatsApp, të pret ta telefonosh nga një numër tjetër?.
Ronela: Ai është një që ma mori shpirtin, një 1 do ja ulim
Luizi: Ai është 10, kur i thua bëj ca të duash, ai bën ça të dojë.
Ronela: Le ta bëjë po ka qejf, ça të dojë le të bëjë.
Luizi: Ai është një 10, në restorant bën sikur ka harruar portofolin në shtëpi.
Ronela: Unë mund të paguaj edhe nëse e ka portofolin, se kam problemin. Jam gocë bobe.
Luizi: Ai është një 10, por të nis “mirëmëngjesi princeshë” në 2 të drekës?
Ronela: Me 2 të drekës sime i bie 8 e darkës atje.
Luizi: Në Australi nuk është, është në Kanada ose SHBA. Ai është një 5 të sjell lule pa arsye, i rritet numri?
Ronela: I rritet dhe e mira është të sjellë sa më shumë



