Friday, October 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Olsi Bylyku ndahet nga partnerja e tij?

Një postim i shpërndarë gjatë ditës së sotme në TikTok ka ngritur dyshime për një ndarje të mundshme mes aktorit dhe këngëtarit Olsi Bylyku dhe partneres së tij, Denada Lura.

Në postimin që ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale, pretendohej se çifti i kishte dhënë fund marrëdhënies, ndonëse nuk jepej asnjë arsye konkrete për këtë ndarje të supozuar.

Aludimet mbështeteshin në një detaj në Instagram. Sipas autorit të postimit, Olsi kishte hequr Denadën nga lista e personave që ndiqte, veprim që u interpretua si një sinjal se mes tyre mund të kishte ndodhur diçka.

Por sa qëndron ky pretendim?

Nga pamja e profilit të Denadës në Instagram, rezulton se Olsi Bylyku vazhdon ta ndjekë partneren e tij, duke rrëzuar kështu argumentin mbi të cilin ishte mbështetur lajmi i shpërndarë në TikTok.
Deri më tani, Olsi nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike që të konfirmojë një ndarje.

Për rrjedhojë, pretendimi që ka qarkulluar në rrjetet sociale mbetet i pakonfirmuar, ndërsa detaji i përdorur si provë për ndarjen nuk përputhet me atë që shfaqet në Instagram.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles