Friday, October 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ndahet nga jeta artistja Rinesa Qeriqi

Rinesa Qeriqi, artistja e re në ngritje e njohur me emrin artistik “Rinessance”, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.

Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, për të ishte organizuar edhe një aktivitet për mbledhjen e fondeve, me qëllim mbulimin e kostove të trajtimit mjekësor.

Lajmin e hidhur për ndarjen e saj nga jeta e bëri të ditur motra e saj, Drenisa, përmes një mesazhi prekës, ku shprehu dhimbjen për humbjen e Rinesës.

“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë shpirt i bardhë. Për shkak që jemi larg, për detajet e funeralit do të ju njoftojmë me kohë”, shkroi Drenisa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles