Saturday, September 19, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ish-bashkëshortja e Alban Hoxhës humbi jetën teksa sillte në jetë fëmijën e parë, Gjykata e Lartë merr vendimin për mjekët

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e mjekëve Elona Burba dhe Petrit Rexhepi, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila i kishte shpallur fajtorë për mjekim të pakujdesshëm, në lidhje me vdekjen e Doriana Hakës, ish-bashkëshortes së ish-portierit Alban Hoxha.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë thekson se mjekët nuk kanë kryer ekzaminimet e nevojshme ndaj pacientes, duke vlerësuar se kjo ka ndikuar në pasojën fatale. Doriana Haka humbi jetën pas lindjes së fëmijës së saj të parë.

Me vendimin e Gjykatës së Lartë, vendimi i Apelit mbetet në fuqi dhe çështja gjyqësore ndaj dy mjekëve merr kështu një vendim përfundimtar në këtë shkallë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles