Thursday, August 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Do t’i besohet karrigia e zv.kryeministres? Grida Duma reagon për herë të parë: Flini të qetë…

Prej ditësh emri i Grida Dumës është kthyer në një nga emrat më të përfolur në vorbullën mediatike e politike, mes zërave se ish-deputetja e së djathtës shqiptare do të bëhej pjesë e qeverisë Rama, madje në një prej posteve më të rëndësishme, si numri dy i kabinetit.

Përgjatë këtyre ditëve, emrit të saj ashtu si dhe ajo vetë e thotë, i janë bashkëngjitur edhe skenarë të ndryshëm, i është caktuar pozicioni, i është gjetur “sponsori” dhe “pazari”. E teksa ky lajm tanimë ka marrë “dhenë”, vetë ajo ka vendosur që të reagojë dhe të thyejë heshtjen.

“Flini të qetë”, ka qenë përgjigjja e Dumës për të gjithë ata që e kanë vendosur në skenarët e tyre politikë. Ajo e bën të qartë se nuk ka ndërmend t’i marrë vendin askujt dhe se nëse një ditë do të vendosë të rikthehet në politikë, vendimi do të jetë tërësisht i saji, dhe pikërisht nga “porta e saj”.

“Nëse një ditë unë do të kem vendimmarrjen time për të hyrë në politikë, do të hyj nga porta ime, nuk i bie portës së askujt për të hyrë në politikë dhe as nuk i pres këto ftesa-thirrje, sepse thirrjen në politikë e kam pasur dhe do ta kem gjithmonë vetë. Vendimi im për të hyrë në politikë do të jetë sepse unë kam diçka për t’i kërkuar Shqipërisë, sepse kam diçka për të ofruar në ato çaste Shqipërisë”, thotë Duma ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e ish-deputetes:

Ka ca ditë që po më përflitet emri se do të jem pjesë e qeverisë Rama. Ma kanë caktuar pazarin, ma kanë gjetur sponsorin, ma kanë përcaktuar pozicionimin. Jam argëtuar në fillim, e lashë të rridhte. Si lajm është një ushtrim durimi që e njoh prej kohësh. Flitet dhe përflitet, por nuk kam reaguar gjithmonë se unë mërzitem. Duhet të reagoj atëherë kur lukunia e thashethemit në fakt nuk i jep shans dikujt që të mbajë ngrehur sistemin. Një sistem i cili duhet reformuar i gjithi. Thënë këtë, jua them që në krye të herës, flini të qetë, nuk kam ndërmend t’i marr vendin askujt. Mbi të gjitha sepse, nëse do t’i merrja vendin dikujt tani, në këto momente politike, do të kishte qenë keq për vendin, për Shqipërinë.

Në krye të herës do t’ju them po ashtu në këtë komunikim të shkurtër qartësues, nuk më thërret njeri mua në politikë, nuk pres unë ftesa nga të tjerët në politikë. Nëse një ditë unë do të kem vendimmarrjen time për të hyrë në politikë, do të hyj nga porta ime, nuk i bie portës së askujt për të hyrë në politikë dhe as nuk i pres këto ftesa-thirrje, sepse thirrjen në politikë e kam pasur dhe do ta kem gjithmonë vetë. Vendimi im për të hyrë në politikë do të jetë sepse unë kam diçka për t’i kërkuar Shqipërisë, sepse kam diçka për të ofruar në ato çaste Shqipërisë. Thënë këtë, kanë ditë që gëlojnë, takohen në Pogradec, në jug, në Tiranë, ministra, deputetë, drejtues dhe mendojnë se shqiptarët e kanë gjithë vëmendjen te porta e tyre, nëse do të dalë tymi i bardhë në këtë realitet qeverisjeje me re të zeza dhe besojnë gabim që shqetësimi i shqiptarëve është ky.

Nuk di se pse seriozisht shqiptarët duhet të kenë këtë shqetësim. Sepse, ndërsa këta shqetësohen për vendin e tyre dhe postin e karriges së tyre, shqiptarët kanë një shqetësim madhor që bërtasin kudo, kanë apo jo ende vend në Shqipëri. Cilido qoftë emri, kushdo qoftë emri, mrekullia e Zotit qoftë ai individ, nuk e bën dot më i vetëm ndryshimin në këtë situatë. Duhet shumë më tepër se një individ për të sjellë atë që shqiptarët presin në këto ditë rebelimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles