Xheneta Fetahu ka zbuluar partnerin e saj të ri përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale disa ditë më parë.
Gjatë kohës në Big Brother VIP Kosova, ajo kishte folur për të, ndërkohë që brenda shtëpisë pati një lidhje me Gjestin.
Në një intervistë për programin “E Diell”, Xheneta ndau disa detaje rreth marrëdhënies së saj. Ajo tregoi se kishte njohur partnerin e saj të ri para se të hynte në Big Brother dhe se komunikimi me të ishte ndërprerë përkohësisht para hyrjes në program.
Megjithatë, ai ka vazhduar ta mbështesë pa kushte, edhe pas daljes së saj nga emisioni.
Xheneta shprehu se ai është një person që e njeh shumë mirë dhe se ka qenë gjithmonë pranë saj, pavarësisht gjërave që ka përjetuar brenda shtëpisë dhe paragjykimeve të njerëzve.
Edhe pse është në një lidhje të re, Xheneta vazhdon të flasë për Gjestin dhe ngjarjet që kanë ndodhur mes tyre.





