Tuesday, October 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Vrasja e Arlinda Zekajt, revoltohet Arbenita: Mos u martoni, mos bëni fëmijë vetëm sepse kështu e kërkon shoqëria

Modelja Arbenita Ismajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kritikuar institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës ndaj grave.

Përmes disa postimeve në Instagram, ish-partnerja e reperit Fero u është drejtuar grave me një mesazh, duke u kërkuar të mos marrin vendime për martesën apo krijimin e familjes vetëm për shkak të presionit shoqëror.

“Oj femra, mjaft u dhatë pushtet burrave mbi jetët tuaja! Mos u martoni, mos bëni fëmijë vetëm sepse kështu e kërkon shoqëria”, ka shkruar Arbenita.

Në reagimin e saj, modelja ka folur edhe për përvojën personale me institucionet në Kosovë, pas përplasjeve ligjore me ish-bashkëshortin e saj për vajzën e tyre, Ninën.

“Kjo është pikërisht arsyeja pse unë, si nënë, humba besimin te gjykatat, prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale atje”, shprehet ajo.

Sipas Arbenitës, shqetësimet që kishte ngritur për sigurinë dhe mirëqenien psikologjike të vajzës nuk ishin trajtuar me seriozitetin e duhur nga institucionet përgjegjëse.

“Si nënë, refuzova ta lë fatin e fëmijës tim në duart e një sistemi që nuk na dha siguri. As unë, as fëmija im nuk duhet të përfundojmë viktima që institucionet më në fund të na marrin seriozisht”, ka shkruar modelja.

Ajo e ka përfunduar reagimin me një tjetër kritikë ndaj sistemit të drejtësisë.

“Drejtësia që vjen pas tragjedisë nuk është drejtësi. Është dëshmi e dështimit të një shteti që duhej të na mbronte”, shprehet Arbenita.

Kujtojmë se modelja ka qenë prej vitesh në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të konfliktit me ish-bashkëshortin, reperin Feronit Shabani, i njohur si Fero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles