Një lajm i trishtë për DJ Dagz dhe familjen e tij. Babai i tij, Naim (Limon) Gumnishta, është ndarë nga jeta, duke lënë pas dhimbje të madhe te njerëzit e tij të dashur.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë DJ Dagz përmes një postimi në Instagram, ku ka njoftuar edhe për ceremoninë e varrimit të të atit.
“Me zemër të thyer dhe pikëllim të thellë, ju njoftojmë se babai, bashkëshorti dhe vëllau ynë i dashur Naim (Limon) Gumnishta ka ndërruar jetë”, shkruhet në njoftimin e publikuar.
Sipas njoftimit, varrimi do të bëhet nesër, me faljen e namazit të ikindisë në orën 14:20, në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, në fshatin Begaj.
Në mesazhin e tij prekës, familja ka shprehur mirënjohjen për kujtimin dhe dashurinë që do të mbeten përjetësisht në zemrat e tyre, duke iu lutur Allahut ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me Xhenet.




