Saturday, October 24, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Për ty botës i vë zjarr”, Hygerta Sako emocionon me fjalët për të bijën në 20 vjetorin e lindjes

Moderatorja e njohur Hygerta Sako ka një arsye të veçantë për të festuar, pasi e bija feston 20-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, ajo ka ndarë në rrjetet sociale një dedikim emocionues për vajzën e saj, duke shprehur gjithë dashurinë dhe mirënjohjen për të.

Hygerta e përshkruan të bijën si dritën e syve të saj, shoqen më të mirë dhe buzëqeshjen që i ndriçon edhe ditët më të trishtuara. Përmes fjalëve të ndjera, moderatorja tregon se sa shumë kuptim dhe bukuri i ka dhënë vajza jetës së saj.

“Për ty botës i vë zjarr e sakrifica më duket vogëlsi! Për ty, bija ime e shtrenjtë, drita e syve të mi, shoqja ime më e mirë, buzëqeshja e kohëve të trishtuara e ekzaltimi i kohëve të bukura!

Në 20-vjetorin tënd të lindjes të shpreh mirënjohjen që i ke dhënë bukuri e kuptim jetës sime e që je bërë një vajzë e ëmbël dhe e edukuar, që shpërndan vetëm pozitivitet.

Gëzuar ditëlindjen dhe e paç jetën diell siç je vetë”, shkruan Hygerta Sako në postimin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles