Teksa pritshmëritë për edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova” janë rritur, një listë me 22 emra të njohur ka nisur të tërheqë vëmendjen në rrjetet sociale.
Mes tyre bie në sy reperi Fero, i cili prej kohësh ka qenë një nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Në listë përfshihen gjithashtu Ensar Elshani, i njohur si Fuego, Arlinda Morina, e njohur si Liki, si dhe disa personazhe të tjerë të rrjeteve sociale.

Publikimi ka shtuar kureshtjen për kastin e këtij sezoni, veçanërisht për përfshirjen e emrave që kanë qenë më parë në qendër të vëmendjes publike.
Megjithatë, lista mbetet e pakonfirmuar, pasi deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova” që të vërtetojë pjesëmarrjen e këtyre 22 personazheve.




