Brikena dhe Mateo vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, teksa shpesh ndajnë me ndjekësit momente nga përditshmëria e tyre.
Së fundmi, ka qenë Brikena ajo që ka tërhequr vëmendjen me një postim në InstaStory, përmes të cilit u është përgjigjur të gjithë atyre që aludojnë për marrëdhënien e saj me Mateon.
Në foton e publikuar, Brikena shfaqet e veshur me një bluzë të bardhë, ku shkruhet:“Jam pronë private e Mateo Borrit”.
Krahas fotos, ajo ka shtuar edhe mbishkrimin: “Kur do ta kuptoni?”, duke iu drejtuar kështu personave që vijojnë të aludojnë për lidhjen e saj me Mateon.





