Rudina Dembacaj do të jetë opinioniste në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e “Big Brother Vip Kosoca” në rrjetet sociale.
Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave në Kosovë, edhe Resul Sinani përmendet si pjesë e panelit të opinionistëve këtë sezon.
Rudina ishte pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në Top Channel, por mesa duket tashmë pritet të largohet drejt Kosovës, ku do e shohim në spektaklin e madh të BBVK.
Big Brother VIP Kosova 5 po bëhet gati të rikthehet për publikun më 30 tetor, me mbi 20 banorë.





