Dita e sotme është shumë e zymtë. Lajmi i ndarjes nga jeta të një prej gazetarëve më të njohur në Shqipëri ka tronditur të gjithë.
Saimir Demi ka ndërruar jetë, duke mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 57-vjeçare. Ky lajm ka tronditur të gjithë ata që e njohin dhe kanë patur fatin të punojnë me të.
Enkel Demi, vëllai i gazetarit Saimir Demi i cili ka ndërruar jetë ditën e sotme, me zemër të thyer dhe dhimbje të madhe ka reaguar në rrjetet sociale.
Demi shkruan se edhe pse nuk është e lehtë, ngushëllimi i vetëm është i vëllai iku i rrethuar nga njerëzit e tij të zemrës.
“Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë.
I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.
Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit. Varrimi do kryhet nesër në orën 14.00.”





