Rizarta banorja e dytë që u eliminua gjatë spektaklit të së shtunës, ishte e ftuar këtë të diel në emisionin “Fun Club”, ku ka sqaruar për videon me Aldon, e cila u bë virale në rrjet.
Në pamjet që qarkulluan gjerësisht, shihen Rizarta dhe Aldo të shtrirë në krevat duke biseduar, ndërsa në një moment banori i drejtohet me fjalët: “Shtrëngoje pak”, dhe ajo i përgjigjet: “S’kam fuqi”. Kjo skenë u interpretua nga disa ndjekës me nënkuptime të tjera, duke ngjallur reagime të shumta.
Pas gjithë bujës së krijuar, Rizarta vendosi të sqarojë situatën, duke theksuar se gjithçka ishte keqkuptuar dhe nuk kishte asnjë kuptim të fshehtë
“Ishte një moment krejt i zakonshëm, por që u keqkuptua. Po flisnim për muskujt e barkut dhe Aldo më tha të shtrëngoja barkun. Unë i thashë se nuk kisha fuqi për ta bërë”, tha ajo.
Rizarta sqaron videon virale më Aldon në krevat





