Lufta që po ndodh mes Ukrainës dhe Rusisë ka shkaktuar pasiguri edhe tek shtëpitë e modës.
Markat luksoze kanë vendosur të ndërpresin shitjet e tyre në Rusi.
Shtëpitë e modës së lartë franceze si: LVMH, Hermes, Kering dhe Chanel kanë vendosur që përkohësisht të mbyllin dyqanet e tyre në Rusi, në shenjë mbështetje për Ukrainën e cila prej 9 ditësh përballet me sulmin rus.
Kreu i çantave të luksit Hermes dhe ai i Swiss Cartier, ishin ndër të parët që njoftuan për pezullimin e bizneseve të tyre në Rusi.
LVMH, që ka në portofolin e tij marka si Christian Dior, Givenchy, Bulgari, etj do të mbyllë rreth 124 dyqane duke nisur nga dita e diel. 
Chanel vendosi gjithashtu të njoftojë përmes një statusi në LinkedIn se nisur nga situata aktuale dhe pasiguria që shtohet ditë pas dite, do të mbyllë përkohësisht shitjet e saj në Rusi. Të njëjtin vendim e mori edhe Kering që është shtëpia e Gucci dhe Saint Laurent.





