Albexpo Group ka njoftuar se nga data 11 deri në 14 mars në Pallatin e Kongreseve do të organizohet “Panairi i Mobilerisë Shqipëria 2022”. Ky panair shënon edicionin e tij të 17-të.
Panairi më prestigjoz i mobilerisë, i cili mbush plot 17 vite, ka qenë pranë qytetarëve duke iu ofruar një larmi produktesh nga kompani shqiptare dhe të huaja, duke përcjell inovacion dhe standard.
Në këtë panair do të marrin pjesë kompanitë lider në tregun e mobilerisë, përpunimit të drurit dhe lëndëve të para me eksperiencë ndër vite, ku të gjithë njerëzit do të mund të gjejnë produkte me cilësi dhe standard të lartë.
Mjafton një shëtitje në Panairin e Mobilerisë 2022 dhe aty do të gjeni gjithçka që mund t’i duhet shtëpisë suaj, por edhe zyrës suaj. Do të gjeni versione të ndryshme për një ambjent të këndshëm dhe komod në punë.
Në panair do zbuloni ide interesante, të thjeshta dhe plot stil.
Albexpo, falë eksperiencës së fituar në vite ofron organizime të suksesshme në ekspozita, panaire dhe konferenca, ka garantuar se ky panair do të ketë plot risi dhe surproza.
“Panairi i Mobilerisë Shqipëria 2022”: Një takim mes artit dhe të bukurës.





