Modelja e njohur Kristina Baki do të bëhet nënë për herë të parë. Ka qenë vetë modelja bukuroshe që e ka ndarë vetë lajmin me të gjithë ndjekësit e saj në Inatagramit, në ditën e gruas.
Kristina ka postuar në Instagram foton me barkun e rrumbullakosur duke bërë me dije që është 30 javëshe shtatzënë.
“Mommy to be”, ka shkruar Kristina tek fotot, ku duhet theksuar se një nur akoma më i bukur i ka rënë.
Kristina Baki prej kohësh është në një lidhje dashurie dhe nuk ka ngurruar asnjëherë të pranojë se sa e dashuruar është.





