Saturday, June 13, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Rifreskim garderobe për sezonin e verës? Konsideroni me patjetër këto ngjyra!

Jemi zyrtarisht në sezonin e verës dhe më në fund kemi mundësinë të mendojmë për një rifreskim të garderobës.

Mendimi i parë është të update-ojmë garderobën me rrobat e lehta të verës, të cilat të jenë edhe në koherencë me tendencat më të fundit të modës.

Vera na jep mundësinë që të shohim përtej ngjyrave të errta të dimrit dhe të dominojnë ngjyrat më freskëta dhe të ëmbla.

Bazuar në tendencat e fundit, shtëpitë e modës na kanë paralajmëruar që ngjyrat rozë, jeshile neon, portokalli dhe e kuqja, do dominojnë në sezonin e pranverës.

Por stilistët kanë menduar edhe për vajzat me stil më minimalist që nuk duan të eksperimentojnë me shumë ngjyra. E për to ka një lajm të mirë, pasi dhe ngjyrat nude të tokës do të jenë trend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles