Saturday, June 13, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Markat luksoze si: LVMH, Hermes, Chanel mbyllin dyqanet e tyre në Rusi

Lufta që po ndodh mes Ukrainës dhe Rusisë ka shkaktuar pasiguri edhe tek shtëpitë e modës.

Markat luksoze kanë vendosur të ndërpresin shitjet e tyre në Rusi.

Shtëpitë e modës së lartë franceze si: LVMH, Hermes, Kering dhe Chanel kanë vendosur që përkohësisht të mbyllin dyqanet e tyre në Rusi, në shenjë mbështetje për Ukrainën e cila prej 9 ditësh përballet me sulmin rus.

Kreu i çantave të luksit Hermes dhe ai i Swiss Cartier, ishin ndër të parët që njoftuan për pezullimin e bizneseve të tyre në Rusi.

LVMH, që ka në portofolin e tij marka si Christian Dior, Givenchy, Bulgari, etj do të mbyllë rreth 124 dyqane duke nisur nga dita e diel.

Chanel vendosi gjithashtu të njoftojë përmes një statusi në LinkedIn se nisur nga situata aktuale dhe pasiguria që shtohet ditë pas dite, do të mbyllë përkohësisht shitjet e saj në Rusi. Të njëjtin vendim e mori edhe Kering që është shtëpia e Gucci dhe Saint Laurent.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles