Friday, June 12, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Beauty Fair Albania, më shumë se një panair!

Beauty Fair Albania është panairi më i madh i bukurisë, i organizuar nga Isida Mollaymeri.

Që prej vitit 2019 ka nisur traditën e përvitshme në Shqipëri duke mbledhur brand-e shumë të njohura të bukurisë në një hapësirë të përbashkët siç është Pallati i Kongreseve.

Në panair nuk mungojnë produkte inovative që në thelb kanë kujdesin për lëkurën, flokët, grimin, duke mundësuar disa ditë me plot mundësi për të zgjedhur, për të gjithë ata që kujdesin për veten e kanë të shumë të rëndësishëm.

Përpos produkteve të bukurisë si për femra, ashtu dhe për meshkuj, në panair nuk mungojnë edhe seancat e dedikuara të këshillimit nga qendrat e bukurisë, show të ndryshëm si për shembull: prerja dhe stilimet e flokëve dhe mjekrës, por edhe show në lidhje me fashion e makeup etj.

Përgjatë 2 viteve në Beauty Fair Albania ka patur sfilata të ndryshme ku janë paraqitur tendencat më të fundit nga krijimet e bukura dhe shumë inovative të stilistëve shqiptarë.

Beauty Fair Albania, i cili ka si qëllim përkëdheljen e vetes me produket që të bëjnë të ndihesh mirë dhe me plot vetëbesim, synon që të ndihmojë edhe bizneset e reja që sapo janë hedhur në treg dhe që ende kanë nevojë për ndihmë dhe shtysë.

Përgjatë 2 viteve që është organizuar Beauty Fair Albania, me qindra vizitorë e kanë ndjekur nga afër panairin e madh të bukurisë duke filluar nga personazhet publikë deri tek njerëzit e thjeshtë që e duan të bukurën.

Beauty Fair Albania, që si imazh ka patur për 2 vite me radhe modelen e bukur Adrola Dushi, është siguruar që të ketë surpriza nga më të ndryshmet duke filluar nga ulja e çmimeve të produkteve të bukurisë, deri tek ofertat e dhuratat nga çdo stendë dhe kompani pjesëmarrëse.

 

Beauty Fair Albania gjithmonë ka ardhur me mesazhe shumë të rëndësishme, ku përpos produkteve të rëndësishme që nxjerr në pah, dëshiron që të ngrejë zërin për vajzat dhe gratë duke iu dhënë forcë e duke iu bërë thirrje që ndikimi i tyre është i padiskutueshëm në shoqërinë tonë.

Edicioni i parë i #BFA u realizua në 2019. Në vitin 2020 pati një pauzë për shkak të situatës së rënduar që u krijua nga pandemia globale, ndërsa në vitin 2021 u rikthye në sheshin Italia.  

Beauty Fair Albania do rikthehet sërish në maj të këtij viti në Pallatin e Kongreseve.

Imazhi zyrtar i Beauty Fair Albania për edicionin e tretë është Paula Mehmetukaj.

Ky është viti i Tirana Youth Capital dhe prandaj Beauty Fair Albania mendoi të vijë nën shkëlqimin e imazheve të reja.

Paula Mehmetukaj  përfaqësoi Shqipërinë me plot dinjitet në New York në MISS UNIVERSE.

Për realizimin e fotos së Paula Mehmetukaj për #BFA3 është kujdesur Endrit Mërtiri i cili ka shkrepur foton perfekte.

Beauty Fair Albania është panairi më i madh i bukurisë dhe bukuria nuk ka gjini, prandaj ka vendosur që në këtë edicion të tretë të vijë edhe me imazhin mashkullor, i cili është përzgjedhur modeli shqiptar, Egzon Berisha i cili është i njohur edhe jashtë. 

Në Panairin më të madh të Bukurisë në Shqipëri do të gjeni gjithcka për vajzat dhe djemtë që e duan të bukurën, që kujdesen për veten me produkte profesionale e që rrezatojnë bukurinë shqipëtare anë e mbanë kufijëve shqipëfolës.

Së shpejti presim të publikohen datat e edicionit të tretë të Beauty Fair Albania, por edhe detajet apo surprizat që stafi i #BFA ka rezervuar për këtë vit.

Ama një gjë është e sigurt: të gjithë ata që duan të gjejnë produktet e duhuara për flokët, fytyrën, apo lëkurën mjafton të bëjnë një xhiro në #BFA dhe nuk do të zhgënjehen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles