Ndërsa rritemi, lëkura jonë bëhet më pak elastike dhe për këtë arsye pas të 25-ave fillojnë shfaqen rrudhat e para.
Ne nuk mund ta ndalojmë plakjen, por mund ta parandalojmë këtë proces, ose ta shtyjmë sa më shumë nëpërmjet trajtimeve që mund t’i bëjmë fytyrës.
Dermatologët dhe estetistët po thonë të gjithë njëzri “përdorni dermapen”
Po pse? Çfarë efektesh sjell përdorimi i tij?
Dermapen është një pajisje e vogël dhe përdoret për mikroshpime tek njerëzit që kanë probleme me lëkurën, e gjitha kjo që të arrihet një lëkurë e forcuar, rinuar dhe me shkëlqim.
Dermapen përdoret kryesisht për rrudhat e fytyrës, shenja në fytyrë, strijat dhe vijat fine.
Për rezulatate optimale sugjerohet që të bëni deri në 4 seanca minimalisht dhe jo, mos kini frikë nga gjilpërat pasi dhimbje nuk do të ndjeni fare.
Nëpërmjet dermapen ju do të keni:
-fytyrë më të rinuar dhe me shkëlqim
-lëkurë të rigjeneruar
-reduktim të shenjave të plakjes
-trajtim të shenjave kafe apo shenjat e tjera të shkaktuara nga dielli apo aknet.





