Friday, October 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

U nda nga jeta në moshën 25-vjeçare, “Lea” e Alban Skënderaj trishton botën e artit (Reagimet)

Artistja nga Kosova, Rinesa Qeriqi, e njohur në skenën muzikore me emrin Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.

Largimi i parakohshëm nga jeta i 25-vjeçares ka trishtuar botën e artit, me disa nga figurat më në zë të muzikës që kanë shprehur ngushëllimet. Alban Skënderaj ka treguar se ajo ka qenë “Lea” në një nga klipet e tij. “Prehu në paqe Rinesa. Dhe pse tepër shkurt, e jetove jetën me guxim, si një “Lea” e vërtetë”, shkruan ai.

Dafina Zeqiri ka shkruar: “Prehu në paqe e ëmbla Rinesa”. Ngushëllime ka shprehur edhe Tayna dhe Fifi.

Rinesa po përballej me një sëmundje të rëndë që prej vitit 2025, kur u diagnostikua me tumor në tru dhe iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale. Gjatë kësaj periudhe, ajo kaloi edhe trajtime me rrezatim, ndërsa për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, familjarët kërkuan mbështetje financiare për të përballuar kostot e trajtimit.

Rinesa ishte këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore nga Prishtina, e cila jetonte dhe krijonte në Kanada.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles