Sunday, April 26, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Momente PREKËSE! Nëna e Shpat Kasapit ia puth duart bashkëshortes së tij, trupi i këngëtarit do të prehet përkrah të atit

Këngëtari shqiptar, Shpat Kasapi u përcoll këtë të diel për në banesën e fundit. Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni kanë vajtuar prej katër ditësh një nga artistët me këngët e të cilit u rritën breza.

Shpati, la pas familjen e tij, të voglin Roel, të cilin Selvia tanimë duhet ta rrisë e vetme. Ajo u pa e shkatërruar sot në homazhet në nder të bashkëshortit të saj. Gjatë homazhve, pranë saj qëndronte nëna e këngëtarit, Gjylymsere Kasapi, e cila ndonëse humbi gjysmën e shpirtit të saj, nuk iu nda nuses së djalit për asnjë çast, duke e mbajtur pranë e përqafuar për t’i dhënë forcë. Madje, në një moment ajo iu afrua dhe i puthi duart Selvies.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles