Prej disa javësh rrjetet sociale ishin përfshirë nga zërat se Donaldi dhe Bora Zemani i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Megjithatë, duket se aktori ka vendosur t’u japë fund njëherë e mirë thashethemeve.
Së fundmi, Donaldi ka publikuar në rrjetet e tij sociale një video ku shihet dashuria e tij, Bora. Me këtë gjest, ai ka mbyllur gojët e liga dhe ka treguar se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë.





