Thursday, May 7, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Moment i turpshëm në TV shqiptar, racizëm LIVE në ekran

Një moment aspak i këndshëm televiziv është shënuar në studion e sportit të Radio Televizionit Shqiptar, ku moderatorja Hygerta Sako, dhe të ftuarit e saj janë tallur hapur me lojtarin e Burrelit, Arnold Kwaku Siaw. Moderatorja dhe të ftuarit kanë kryer një akt racizmi të pastër, në drejtim të lojtarit të Burrelit, i cili u shpall edhe lojtari i ndeshjes së të dielës, ku Burreli fitoi në shtëpi ndaj Pogradecit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Parë.

Fillimisht Sako i thotë gazetarit në terren se nuk mund të shqiptonte dot emrin e lojtarit dhe më pas si “qershi mbi tortë”, studio pushtohet nga të qeshurat, aq sa situata duket në kufijtë e absurdit.

“Erkand, thashë po ia lë Erkandit të thotë emrin, se unë e kisha të vështirë për ta lexuar… Nuk po e komplikojmë më shumë situatën, dhe nuk kemi pyetje (vazhdon të qeshë)”, ndërkohë që vazhdon “kishte probleme ledi…”, duke iu referuar ngjyrës së lëkurës së gjyqtarit.

Për situatën reagoi dhe faqja e KF Burrelit në Instagram, duke shkruar:

“Në një emision televiziv sportiv, u bë një akt i turpshëm bullizmi dhe talljeje ndaj lojtarit tonë Siaw, i cili me profesionalizëm e përulësi po përfaqëson me nder Burrelin.”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles