Lady Gaga ishte duke performuar këngën “Hold My Hand” në Toronto, kur dikush i hodhi një arushë prej pelushi i cili e goditi në kokë.
Pamjet e siguruara nga një pjesëtar i audiencës, tregojnë 39 vjeçaren duke kënduar me vëmendje në mikrofon ndërsa lodra filloi të fluturoi në drejtim të saj duke bërë që ajo të lëvizte me shpejtësi në njërën anë për ta shmangur atë.
Gaga ruajti ftohtësinë duke vazhduar sikur mos të kishte ndodhur asgjë, megjithatë video e këtij momenti ka bërë xhiron e rrjetit.
Fansja që publikoi videon në Twitter, Jo Shelton, foli për incidentin për “DailyMail” duke thënë: “Vendosa të regjistroj një pjesë të këngës së Gagas, sepse ‘Hold My Hand’ është kaq e bukur dhe ka shumë kuptim për mua. Dhe aksidentalisht e kapa këtë incident në video, në fillim nuk e dinim se kush e hodhi apo cfarë ishte objekti, ndoshta për faktin se Gaga është një profesioniste absolute dhe nuk reagoi. Doja ta ndaja me fansat e tjerë për të dekurajuar njerëzit që të hedhin gjëra në skenë, sepse pa marrë parasysh sa qëllime të mira keni, nuk mund të parashikoni kurrë se ku do të bjerë diçka kur të hidhet”, deklaroi ajo.