Aktorja, Amanda Seyfried, ka treguar se pas shumë vitesh ndihet keq që nuk i rezistoi presionit për t’u zhveshur para kamerave në fillimet e karrierës së saj.
Në të kaluarën, 36 vjeçarja ndihej ndryshe për skenat nudo në filmat e saj. Por tani thotë se i kreu ato xhirime vetëm për të mbajtur punën e saj.
Ylli i dramës “Mank”, tha për revistën “Porter” se ajo doli nga epoka e hollywood “mjaft e padëmtuar”, por përsëri u përball me pozicione të pakëndshme.
“Të jesh 19 vjeç, duke ecur pa të brendshme, si, po tallesh me mua? Si e lashë të ndodhte? Doja të vazhdoja punën time. Kjo është arsyeja pse”, është shprehur ajo për “Porter”.
Seyfried nuk përmendi se cilit grup filmash i referohej, por në moshën 19-vjeçare ajo ka realizuar disa filma.
Roli i saj i parë i madh erdhi në vitin 1999 si Lucinda “Lucy” Montgomery në “As the World Turns”, dhe ajo shënoi hitin e saj të parë në moshën 18-vjeçare kur luajti në “Mean Girls”.




