Arbana Osmani u ngjit sërish në skenë javën e shkuar. Në një monolog, që duket se rrëfeu edhe arsyet e kësaj mungese, moderatorja paralajmëroi rikthimin në ekran. E për të gjithë ata që i kishte munguar prezenca e saj në ekran, ky ishte një moment i mirë për ta riparë sërish. Megjithatë, ashtu si shpesh herë vetë prezantuesja ka thënë, larg shkëlqimit të kamerave, ka një jetë të thjeshtë ku edhe gjërat e përditshme. Në fakt është pikërisht ky moment, që ne kemi mundur të shkëpusim prej saj.
Arbana është fotografuar nga paparaci ynë, në një ditë të zakonshme. E veshur thjeshtë dhe sportive, prezantuesja duket se me disa qese në duar, ku në vështirësi duket edhe për të mbajtur telefonin e saj. Por pavarësisht syve kureshtarët që e shoqërojnë në ato pak hapa, ajo duket e pa shqetësuar, teksa vijon të ecë qetësisht. Shpesh e kemi pasur në faqet tona, ku thuajse gjithnjë shfaqet me bashkëshortin, Eduartin, por edhe fëmijët. Por mesa duket këtë paradite, Arbana ka qenë e vetme. Në fakt, pak nevojë për ndihmë duket sikur ka.

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ishte e ftuar në natën finale të spektaklit “X Factor Albania”, ku ndau me publikun një rrëfim personal për vendimin e saj për t’u larguar nga televizioni dhe për jetën pas këtij ndryshimi të madh. Arbana zbuloi se kishte vendosur të largohej nga moderimi dy vite më parë, pasi po humbiste veten e saj diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë.

“2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin, më thoshte se po ia fus kot, se po bëj shumë gabim! Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha. Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time!” – tha Arbana./Panorama





