Të pakta janë shokët të cilët të qëndrojnë afër në ditët e tua më të mira, por më e rëndësishmja në ato të vështirat.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip, Danja, vajza e cila tregoi që përveçse e bukur dhe me një zemër të madhe, është mjaft e zgjuar, e artikuluar dhe më e rëndësishmja që ka shumë njerëz që e duan. Një prej tyre është dhe shoku i saj, fotografi i njohur, Endrit Mërtiri.
Pas eleminimit të Danjës nga Big Brother Vip Albania, Endriti ishte aty për Danjën. Ai e priti në prapaskenë dhe ka qenë vetë fotografi ai i cili ka publikuar pamjet nga takimi i tyre.





