Sunday, May 24, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Familjarët e Gjestit reagojnë pas dhunës në Big Brother VIP: Pamjet ishin të rënda, por ne jemi krenarë për të

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP, ku Gjesi u përball me dhunë fizike gjatë transmetimit live, kanë reaguar edhe familjarët e tij me një deklaratë të ndjerë dhe të fuqishme.

Në postimin e tyre, ata shprehen të tronditur dhe me dhimbje të madhe në zemër nga pamjet e dhunës që u bënë publike. “Pamjet e dhunës fizike ndaj Gjestit ishin të vështira për t’u parë dhe akoma më të vështira për t’u përjetuar si njerëz që e njohim, e duam dhe që e dimë sa zemërmirë dhe i pastër është,” thuhet në reagim.

Familjarët theksojnë se askush nuk meriton të dhunohet, qoftë brenda një loje apo jashtë saj. Sipas tyre, Gjesi hyri në shtëpi me edukatë, respekt dhe zemër të mirë, dhe përballja e tij me dhunën ka qenë e pajustifikueshme.

“Dhimbja që ndjejmë është e madhe, por jemi krenarë për të. Krenarë që edhe në atë moment zgjodhi të mos reagojë me dhunë. Krenarë që qëndroi i fortë dhe i qetë, edhe kur u sulmua padrejtësisht,” vazhdon më tej reagimi.

Në fund, familjarët bëjnë një thirrje publike për drejtësi dhe reflektim, duke theksuar se dhuna nuk mund të normalizohet apo të bëhet pjesë e asnjë formati, shoqërie apo loje që pretendon të jetë e shëndetshme.

“Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që jeni në krah të Gjestit. Dashuria juaj i jep forcë,” përmbyllet reagimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles