Bluza e Brikenës, e cila mbante mbishkrimin “Jam prona private e Mateo Borrit”, ka tërhequr vëmendjen e rrjetit dhe ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Reagimi që tërhoqi me shumë vëmendje, ishte ai i Rogert Sterkaj, i cili publikoi një foto të Mirit, të shoqëruar me mbishkrimin në anglisht: “I’m private property of Seline Bollati”.
Por Miri nuk ka qëndruar pa përgjigje. Ai ka reaguar përmes dy InstaStory-ve, duke iu kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë dhe me shprehje popullore plot ironi. Në Story-n e parë, Miri shfaqet me një pamje serioze dhe përgjigjet me ironi Rogertit.
“S’ke ç’i bën, si është ajo shprehja: Rron shqiponja në majë të malit, rron dhe miza në b*thë të kalit!” shkruan ai.
Ndërsa në Story-n e dytë, ai ka publikuar një tjetër selfie, të shoqëruar me një tjetër shprehje thumbuese: “Gjithë jetën pilaf me miza do hash!”





