Andi Shkoza ka ndarë me ndjekësit e tij një moment shumë të veçantë dhe emocionues, duke i dedikuar një urim të ndjerë nënës së tij me rastin e 75-vjetorit të lindjes. Këngëtari ka publikuar një foto të bukur pranë së ëmës, duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e madhe që ka për të.
Në mesazhin e tij, Andi e falënderon për gjithë përkushtimin dhe dashurinë që ajo ka dhuruar ndër vite, duke e cilësuar si shtyllën dhe zemrën e familjes.
“Gëzuar 75-vjetorin mam. Të uroj shëndet dhe bekime. Faleminderit për dashurinë që na ke dhuruar gjatë gjithë jetës. Je zemra e familjes sonë dhe të duam pa fund. Edhe 100 vite të lumtura pranë nesh”, ka shkruar ai.
Një urim i mbushur me dashuri e mirënjohje, që tregon lidhjen e veçantë mes Andit dhe nënës së tij, teksa ai i uron asaj edhe shumë vite të tjera të lumtura pranë familjes.




