Vëllai i Selinës, Joni, ka emocionuar rrjetin me një mesazh të ndjerë mbështetjeje, vetëm pak orë para finales së madhe të Big Brother VIP Albania.
Përmes një postimi të shoqëruar me një foto familjare nga fëmijëria, ai ka zgjedhur fjalë të forta dhe plot ndjenjë për motrën e tij, duke rikujtuar rrugëtimin dhe sakrificat që i kanë sjellë deri në këtë moment të rëndësishëm.
“Nga aty ku nisëm… deri këtu ku je sot.
Bëje për ne.
Për gjyshen, për gjyshin që na shohin nga lart.
Për mamin, për babin, për Agnesën dhe për mua.
Për çdo sakrificë, për çdo moment të vështirë, për çdo lot që e kthyem në forcë.
Sonte nuk je vetëm.
Na ke të gjithëve me vete.
Fitoje për familjen”, shkruan Joni në mesazhin e tij.
Ky dedikim i sinqertë vjen në një nga momentet më kulmore të spektaklit, duke prekur jo vetëm familjarët, por edhe publikun që ka ndjekur nga afër rrugëtimin e Selinës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.




