Mbrëmjen e djeshme, Klod Dedja u surprizua nga partnerja e tij në “Ferma VIP”. Ajo u fut e maskuar për të fshehur identitetin e saj, por nuk vonoi shumë dhe identiteti i saj u zbulua.
Klodi bëri me dije se vajza në fjalë quhet Ersa dhe ka një diferencë prej 25 vitesh me të.
Pavarësisht diferencës në moshë, Klodi u shpreh se dashuria mes tyre është shumë e madhe.
“Kur të dal nga këtu do bëjmë party, do bëjmë dasmë”, i ka thënë Klodi partneres mes puthjeve dhe përqafimeve.
Para se takimi i tyre të përfundonte dhe partnerja e tij të largohej, Klodi i ka kërkuar Ersës që të kujdeset për veten.
“Kujdesu për veten, të dua shumë”, i tha Klodi.



