Këngëtarja Aurela Gaçe dhe moderatori Blendi Salaj i janë bashkuar qytetarëve dhe studentëve që po protestojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.
Të dy janë filmuar këtë të martë mes turmës së protestuesve, në aksin kryesor të kryeqytetit, ku prej ditësh vijojnë tubimet kundër situatës politike në vend.
Prania e tyre vjen në një kohë kur protestës po i bashkohen edhe emra të njohur të artit, medias dhe jetës publike. Ndërkohë, tubimi vijon mes tensioneve dhe pranisë së shtuar të forcave të policisë në bulevard.




