Monday, October 19, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Protesta e dhunshme, Mira Konçi: Asgjë nuk e justifikon shkatërrimin e asaj që na përket të gjithëve

ëngëtarja e njohur Mira Konçi ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me situatën e krijuar në Shqipëri nga protesta, duke shprehur dhimbjen për dëmtimet  e shkaktuara nga protestuesit.

Në reagimin e saj, ajo thekson se është kundër dhunës dhe shkatërrimit, pavarësisht arsyeve apo bindjeve të personave që përfshihen në to. Sipas saj, asgjë nuk e justifikon dëmtimin e hapësirave dhe pronës që u përkasin të gjithë qytetarëve.

Mesazhi: 

Me dhemb shpirti kur e shoh vendin tim në këtë gjendje.

Nuk dua ta besoj ate qe shoh. Dua ende te mendoj se eshte nje enderr e keqe, nga e cila do te zgjohemi dhe gjithcka do te jete serish si me pare.

Jam dhe do te jem gjithmone kunder dhunes, shkaterrimit dhe vandalizmit, pavaresisht arsyeve apo bindjeve qe mund te kete gjithsecili. Asgje nuk e justifikon shkaterrimin e asaj qe na perket te gjitheve.

E kam dashur gjithmone vendin tim, te bukur, te rregullt, mikprites dhe paqedashes. Jam ndier krenare kur Shqiperia vleresohej per sigurine, mikpritjen dhe ngrohtesine me te cilen priste vizitore nga e gjithe bota.

Prandaj, ta shoh sot te demtuar nga duart tona, me dhemb thelle. Eshte e veshtire te kuptosh se si mund t’i bejme gjithe kete dem vetes sone, vendit tone, imazhit tone.

Nuk dua ta politizoj kete dhimbje dhe as te fajesoje askend. Aq me pak te kundershtoj te drejten e kujtdo per te protestuar. Dua vetem te them se edhe kur kemi mendime te ndryshme, duhet te ruajme respektin, dinjitetin dhe dashurine per vendin tone.

Sepse Shqiperia nuk ndertohet duke e shkaterruar, por duke i dhene ne cdo kohe force vetes per te dialoguar dhe afruar zgjidhjet qe kerkon koha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles