Një lajm i dhimbshëm ka prekur familjarët, miqtë dhe të afërmit e aktivistit të njohur të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Argjir Rexha, i cili është ndarë papritur nga jeta.
Në mesin e atyre që kanë shprehur dhimbjen për këtë humbje është edhe këngëtari Blero Muharremi, i cili kishte një miqësi të ngushtë me të ndjerin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blero ka ndarë disa fjalë prekëse për mikun e tij, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij të papritur.
“Lamtumirë, vëlla i zemrës, Argjir Rexha! Nuk po mundem ta besoj që sot duhet të flas për ty në kohën e shkuar. Do të më mungosh gjithmonë, shoku im i ngushtë”, ka shkruar këngëtari.
Në dedikimin e tij, Blero u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të Argjirit, duke u dëshiruar forcë për ta përballuar këtë dhimbje.
“U prefsh në paqe, vëlla, nuk do të të harroj kurrë!”, ka përfunduar ai mesazhin e tij prekës për mikun e ngushtë.




