Teksa pak orë na ndajnë nga finalja e madhe, Monika ka ardhur së fundmi me një reagim ku falënderon fillimisht Arbër Hajdarin dhe Ledion Liçon, të cilët ishin bashkudhëtarët e saj në këtë rrugëtim të parë në një format krejt ndryshe nga ç’ishte mësuar më parë. Një falënderim i veçantë ajo i ka dedikuar edhe Sara Hoxhës, “trurit” të Big Brother VIP Albania, pa të cilën, siç thekson ajo, asgjë nuk do të ishte siç është sot.
“Kam fituar respekt të madh për të gjithë ata që janë pjesë e këtij rrugëtimi duke filluar nga produksioni e tek çdo person që kontribuon në këtë spektakël. Big Brother shpesh kritikohet. Është e lehtë të krijosh një realitet perfekt, një “utopi” të kuruar, por ky format na përball me të vërteta që jo gjithmonë janë të bukura dhe pikërisht për këtë arsye, janë të rëndësishme. Sepse situata të tilla nuk ekzistojnë vetëm brenda një shtëpie televizive, ato ndodhin kudo. Çështja nuk është të bëhemi pjesë, por të reflektojmë dhe të mësojmë prej tyre”, shkruan Kryemadhi ndër të tjera.
Këtë reagim opinionistja e ka përmbullyr duke theksuar se kjo ekepriencë i rikujtoi se gjithmonë duhet t’i qëndrojë besnike vetes, pavarësisht kundërshtimeve apo mendimeve të kundëra.
“Mbi të gjitha, kjo eksperiencë më rikujtoi se, pavarësisht zërave apo gjykimeve, gjëja më e rëndësishme është të qëndrosh besnik ndaj vetes dhe zërit tënd”, përmbyll Kryemadhi.
Reagimi i plotë i Monika Kryemadhit:
Të jem e sinqertë, Big Brother nuk e kisha ndjekur ndonjëherë dhe nuk e kuptoja plotësisht çfarë qëndron pas tij.
Të qenit pjesë e këtij formati ma ndryshoi komplet perceptimin.
Ajo që shohim në ekran është vetëm një pjesë e vogël e Big Brother sepse pas tij qëndron një ekip i jashtëzakonshëm që punon pa u lodhur, me përkushtim, orë të gjata, dhe shumë pasion për ta sjellë në jetë këtë format.
Kam fituar respekt të madh për të gjithë ata që janë pjesë e këtij rrugëtimi duke filluar nga produksioni e tek çdo person që kontribuon në këtë spektakël.
Big Brother shpesh kritikohet. Është e lehtë të krijosh një realitet perfekt, një “utopi” të kuruar, por ky format na përball me të vërteta që jo gjithmonë janë të bukura dhe pikërisht për këtë arsye, janë të rëndësishme. Sepse situata të tilla nuk ekzistojnë vetëm brenda një shtëpie televizive, ato ndodhin kudo. Çështja nuk është të bëhemi pjesë, por të reflektojmë dhe të mësojmë prej tyre.
Një falënderim i veçantë për dy bashkudhëtarët e mi në këtë rrugëtim, Ledion Liço dhe Arbër Hajdari, e keni bërë këtë një nga eksperiencat më të paharrueshme për mua.
Faleminderit Sara Hoxhës që je e palëkundur dhe e drejton me shumë siguri dhe profesionalitet këtë produksion kaq të madh. Duhet të jesh krenare.
Mirënjohje e veçantë për Saimir Muzhakën, Petrina Goricën, Eva Markun, Ergys Lubonjën dhe gjithë stafin për punën, përkushtimin dhe mënyrën si çdo detaj merr jetë përmes jush, duke e kthyer këtë format në atë që është.
Faleminderit për mundësinë, për eksperiencën dhe për çdo mësim të ri
Faleminderit publikut për mbështetjen, energjinë dhe që më shoqëruat gjatë këtij udhëtimi.
Mbi të gjitha, kjo eksperiencë më rikujtoi se, pavarësisht zërave apo gjykimeve, gjëja më e rëndësishme është të qëndrosh besnik ndaj vetes dhe zërit tënd



