Friday, April 17, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Historia e tij preku zemrat e shqiptarëve! Hapet faqe në Gofundme për t’i blerë Stenaldos shtëpi, Arbër Hajdari i pari që dhuron 1000 euro

Stenaldo Mehilli, djali që na tregoi se me vullnet dhe dëshirë arrihet gjithçka, ishte padyshim historia më frymëzuese e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania. Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme, ai rrëfeu sfidat dhe vuajtjet e jetës së tij, nga përpjekjet e përditshme me nënën e tij, Fluturën, deri tek vështirësitë që ka përballuar duke jetuar pa mundur të shohë.
Historia e Stenaldos dhe Fluturës preku zemrat e mijëra shqiptarëve, duke dëshmuar se kur ekziston dashuria dhe guximi, asgjë nuk është e pamundur. Për të ndihmuar familjen, së fundmi është hapur një faqe në GoFundMe me qëllim ndërtimin e një shtëpie për Stenaldon dhe nënën e tij.
Një nga donatorët e parë ka qenë opinionisti i Big Brother Vip Albania, Arbër Hajdari, i cili kontribuoi me plot 1,000 euro për realizimin e kësaj ëndrre për Stenaldon.
“Dua një shtëpi për Fluturën”, kjo ka qenë dhe dëshira e Stenaldos në Big Brother Vip Albania, dhe mesa duket me mbështetjen e të gjithë shqiptarëve kjo dëshirë e madhe atij do t’i bëhet realitet, pasi shqiptarët gjithmonë e kanë treguar se kur bëhen bashkë ja dalin mbanë gjithmonë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles