Saturday, June 13, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Hatit i sekuestrohet BMW-ja luksoze ngjyrë rozë në mes të Tiranës

Mesa duket telashet për një nga vajzat më të famshme të TikTok, nuk paskan fund. Pas problemeve me fotot e krijuara me AI, që e çuan deri në Komisariat Hatixhe Brikën, ose e njohur ndryshe thjesht si Hati, duke se ajo nuk po gjen qetësi.

Ditën e sotme policia e kryeqytetit e ka ndaluar atë në zonën e Medresesë dhe i ka sekuestruar automjetin e saj luksoz.

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon momentin kur dhe BMW-ja rozë e Hatit është duke u ngarkuar në karrotrec. Ne pamje shihet po ashtu edhe influencierja e cila është duke komunikuar me efektivët e policisë.

Ende nuk është bërë e qartë arsyeja e sekuestrimit të automjetit, nëse lidhet me dokumentacionin, shkelje të rregullave të qarkullimit apo ndonjë problem tjetër ligjor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles