Thursday, April 16, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Çfarë ndodhi në BBVA? Selin, Miri dhe Brikena largohen nga shtëpia

Katër nga banorët më të vjetër të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” kanë marrë një surprizë të veçantë ditën e sotme.

Bëhet fjalë për Selin, Brikenën, Malin dhe Mirin, të cilët kanë arritur plot 100 ditë brenda lojës. Me këtë rast, Vëllai i Madh ka vendosur t’i shpërblejë duke u dhënë mundësinë të dalin për pak kohë nga shtëpia.

Një zarf i bardhë ka mbërritur në shtëpi, ku njoftohej se katër banorët do të bënin një xhiro me makinë jashtë ambienteve të saj.

Banorët kanë dalë dhe po shijojnë një pasdite ndryshe, duke bërë xhiro nëpër rrugët e Tiranës.

“Banorë, kanë kaluar 100 ditë që nga momenti që shtëpia e ‘Big Brother VIP 5’ ndezi dritat për herë të parë. Për katër prej jush që janë bërë pjesë e shtëpisë që nga dita 1, kanë qenë 100 ditë me përballje, lot, të qeshura, kujtime dhe do mbeten gjatë.

Brikena, Mal, Miri, Selin, duke qenë se jeni banorët më të vjetër të shtëpisë, mbrëmja e sotme për ju do të jetë ndryshe. Vëllai i Madh iu njofton se do të dilni për herë të parë jashtë shtëpisë. Ju pret një xhiro me makinë,” shkruhej në zarf.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles