Mbrëmë, aktorja e dashur për publikun, Egla Ceno, mbylli xhirimet e filmit të ri “Përqafuesi”, duke njoftuar se roli i saj si Matilda do të jetë i fundit në karrierën e saj kinematografike. Ajo e realizoi këtë projekt me aktorin e njohur Gaz Pajën dhe një ekip të ri, plot pasion dhe energji për artin e filmit.
Egla ka treguar se ka nevojë për qetësi dhe kohë për veten:
“Ka disa kohë që përpiqem të jem jashtë vëmendjes publike, përveç teatrit që për mua është si ‘hallet e shtëpisë’. Nuk po kaloj një periudhë të lehtë pas 7 muajsh me sëmundjen e mamit dhe situata personale. Nuk kam më dëshirë të jem ‘e fortë’. Dua pak qetësi dhe shpresoj në respektin tuaj.”
Ajo falenderon publikun dhe kolegët për mbështetjen e tyre:
“Më keni mbushur me dashuri dhe energji të mirë. Tani kthejmë faqen për një kapitull të ri… deri sa të mbarojmë librin. Shumë dashuri dhe mbi të gjitha shëndet të mirë për të gjithë.






